Shqipëria nën ujë: Regjistrohet viktima e parë dhe dëme të shumëta pas reshjeve të dendura!

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

08 janar 2026

Prej tre ditësh, Shqipëria po përballet me përmbytje të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në shumë zona të vendit. Këtë të enjte u regjistrua edhe viktima e parë: një 54-vjeçar u gjet pa shenja jete në një kanal kullues pranë Ish-repartit Ushtarak, dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata më e rëndë paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa qarqet e tjera mbeten nën monitorim. Në disa zona të Elbasanit dhe veriut reshjet e shiut kanë kaluar në dëborë, duke vështirësuar qarkullimin rrugor.

Vlorë, niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar 8 metra, duke bërë të nevojshme evakuimin e 13 familjeve. Në Shkodër, disa rrugë dhe banesa janë nën ujë, ndërsa në Lezhë mbi 3,000 ha tokë bujqësore janë përmbytur dhe janë evakuuar disa familje.

Durrës, ekipet po punojnë për largimin e ujit nga 800 banesa dhe objekte, ndërsa disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të përmbytjeve. Në Krujë dhe Shijak, uji ka hyrë në banesa dhe është evidentuar dëme në tokat bujqësore.

Në qarqet Gjirokastër, Korçë, Berat dhe Fier, reshjet kanë shkaktuar rrëshqitje dherash, përmbytje të lumenjve dhe bllokime rrugore, duke vënë në rrezik banorët dhe pronat. Autoritetet lokale po ndërmarrin masa për evakuime, sigurimin e bizneseve dhe largimin e ujit me pompa thithëse.

Scroll to Top