Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
14 nentor 2025
Pas fitores historike 0-1 ndaj Andorrës, Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë një hap të madh drejt Botërorit 2026. Skuadra e drejtuar nga Sylvinho është bërë ekipi i parë europian që siguron matematikisht pjesëmarrjen në play-off, duke përforcuar vendin e dytë në Grupin K pa pritur rezultatin e ndeshjes së fundit.
Fitore që jo vetëm i dha tre pikë të arta kuqezinjve, por gjithashtu shkroi një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar. Tani, të gjitha sytë janë të kthyer nga marsi, kur do të zhvillohet shorti i play-off-it që do të përcaktojë rivalët e Shqipërisë në rrugën drejt Kupës së Botës.
Pozicioni i Kombëtares në short varet nga renditja e re e FIFA-s për skuadrat e kualifikuara. Nëse Shqipëria tërhiqet nga vazoja e dytë, kjo do të ishte një avantazh i madh, pasi ndeshja e parë e play-off-it mund të luhet në shtëpi përballë një rivali nga vazoja e tretë. Lëvizjet e fundit në renditjen europiane, përfshirë faktin që Islanda ka kaluar Ukrainën, kanë ndryshuar përkohësisht panoramën e vazove.
Në këtë moment, duke u bazuar në renditjen aktuale, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në play-off do të ishin: Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova.
Vazot e mundshme të play-off-it:
- Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Hungari
- Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Shqipëri
- Vazo 3: Maqedoni e Veriut, Islandë, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë
- Vazo 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut
Situata mund të ndryshojë pas ndeshjeve të mbetura, por nëse renditja qëndron kështu, kuqezinjtë do të nisin play-off-in në shtëpi, një avantazh i rëndësishëm për rrugëtimin drejt Botërorit.

















