Shqipëria në garë për të pritur “Globe Soccer Awards”: Rama shpreh optimizëm për organizimin në Tiranë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 qershor 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në bisedime të avancuara për të mirëpritur edicionin europian të eventit prestigjioz “The Globe Soccer Awards”. Ai njoftoi se vendi ynë është në konkurrencë me Madridin për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit.

“Jemi në diskutime për të sjellë në Shqipëri edicionin europian të Globe Soccer Awards, një ngjarje e jashtëzakonshme që mbahet çdo vit në Dubai për nivelin global. Për edicionin europian, organizatorët po shqyrtojnë Madridin dhe Shqipërinë, dhe kemi shumë arsye për të besuar se do të përzgjidhemi ne”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit, përveç Tiranës, po shqyrtohen edhe Durrësi dhe Vlora si mundësi për të pritur këtë ceremoni madhështore.

Ai shtoi se do të ishte një moment i veçantë për vendin që, për shembull, një emër si Lamine Yamal të marrë çmimin si futbollisti më i mirë i vitit në një skenë shqiptare. “Do të ishte fantastike që një figurë si Yamal të nderohej këtu në Tiranë”, theksoi Rama.

Scroll to Top