Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
20 nentor 2025
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Polonisë në gjysmëfinalen e play-off-it për kualifikimin në Botërorin 2026. Ndeshja zhvillohet më 26 mars në Varshavë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të shkruajnë historinë e tyre.
Në përballjet direkte, Shqipëria ka regjistruar dy fitore, tre barazime dhe 10 disfata kundër Polonisë. Megjithatë, ndeshja e fundit mes dy kombëtareve, e zhvilluar dy vite më parë në “Arenën Kombëtare”, përfundoi me fitoren 2-0 të kuqezinjve falë golave të Asanit dhe Dakut, një triumf që i afroi Shqipërisë kualifikimin historik në Euro 2024.
Në rast se Shqipëria do të triumfojë ndaj Polonisë, në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik në Kupën e Botës.

















