Kryeministri Edi Rama dha një lajm të mirë gjatë prezantimit të platformës “Transparent Albania” këtë të premte.
Ai tha se Shqipëria është vend kandidat për të mikpritur ‘World Law Congress’, një forum botëror me një reputacion të rëndësishëm.
Rama: Do të jap një lajm të mirë. Shqipëri është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i World Law Congress, forum botëror me një reputacion të jashtëzakonshëm dhe prestigj të jashtëzakonshëm, ku zgjedhja e vendit mikpritës është jo thjesht pjesë e nevojës për të pasur një infrastrukturë mikpritje të denjë, por lidhet me çfarë vendi mikpritës përfaqëson për këtë forum, zgjedhja e Shqipërisë si një nga kandidatët për të marrë mikpritjen lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë dhe vlerësimi botërisht konsensual çka Shqipëria ka bërë në këtë dekadë. Jam shpresëplotë që ne nuk jemi vend kandidat, por do jemi vend mikpritës vitin e ardhshëm.