Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 shkurt 2025

Ekipi i ekspertëve të AKSK dhe AKSHI kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky ushtrim tre-ditor, i organizuar në Tiranë nga CybExer Technologies dhe e-Governance Academy (eGA), sfidoi ekspertët në mbrojtjen e një infrastrukture të plotë IT ndaj sulmeve të simuluara nga një Red Team i specializuar.

Scroll to Top