Dhuna ne Kuvendin e Serbise

Shpërthen dhuna në Kuvendin e Serbisë, rrahen pozita dhe opozita

Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë ka ndodhur përleshje fizike mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Në incident, përveç deputetëve, kanë marrë pjesë edhe ministrat e qeverisë, të cilët janë ndarë nga sigurimi parlamentar.

Kryekuvendarja serbe, Ana Bërnabiq, ka ndërprerë seancën, por incidentet në sallë kanë vazhduar edhe pasi ajo ka urdhëruar pushim.

Deputetët e opozitës serbe paraprakisht kishin paralajmëruar se do të bllokojnë punën e Kuvendit për shkak se kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, refuzoi kërkesën e tyre për caktimin e seancës për diskutimin e mosbesimit ndaj Qeverisë, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, ku u shemb çatia si pasojë e së cilës vdiqën 15 persona.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviq, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për aksidentin, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Scroll to Top