Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Kosova dhe Shqipëria

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 dhjetor 2025

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur nga ora 18:00, do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026 – turne që për herë të parë do të organizohet në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ky short është historik për futbollin shqiptar, pasi për herë të parë përmenden zyrtarisht Kosova dhe Shqipëria, të cilat mbeten në garë përmes play-off-it.

Deri më tani, 42 kombëtare e kanë siguruar pjesëmarrjen në Botëror, ndërsa gjashtë vende të fundit do të konfirmohen pas ndeshjeve të marsit 2026.

Kosova do të përballet fillimisht me Sllovakinë në play-off dhe nëse kalon këtë sfidë, do të presë në shtëpi fituesin e duelit Rumani – Turqi.

Nga ana tjetër, Shqipëria përballet me Poloninë dhe më pas me fituesin e takimit Suedi – Ukrainë, nëse arrin të kualifikohet në fazën tjetër.

Të dyja kombëtaret shqiptare synojnë një arritje historike: pjesëmarrjen e parë në Kupën e Botës.

Scroll to Top