Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
25 mars 2025
Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë në aksin rrugor Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Shoferi i një makine, i cili dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.
Shoferi i makinës në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje.
Si pasojë, makina është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë “fluturuar” disa metra larg.
Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i makinës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.