“SHISH ka përgjuar Majkon kur bisedohej për blerje votash”, deputeti i PS kërkesë Spiropalit: Jam gati të lë imunitetin parlamentar nëse…

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

07 Janar 2025

Deputeti socialist, Pandeli Majko zhvilloi një takim sot me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha se i kërkoi kryeparlamentares që Shërbimi Informativ Kombëtar të përgatisë informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje nga Berisha.

Majko theksoi se ka vendosur që të dorëzojë çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes.

Majko: Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!… i kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!

Scroll to Top