Shëtitja e familjes përfundoi në tragjedi, dalin pamjet e frikshme të rrëzimit të helikopterit në lumë!

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 prill 2025

Këto janë pamjet e frikshme të aksidentit të helikopterit të rëndë ndodhur në në brigjet e Nju Xhersit, ku ekskursioni i një familjeje pasdite për vizitë turistike mbi bregdetin e mjegullt të Manhatanit përfundoi në tragjedi.

Spektatorët e panë helikopterin teksa po binte nga qielli dhe u fundos në lumë.

Viktimat përfshinin Agustín Escobar, një ekzekutiv i Siemens, dhe familjen e tij, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit. Familja ishte për vizitë nga Spanja, tha kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams gjatë një konference për shtyp të enjten.

Scroll to Top