Sherri në familjen mbretërore – Princ Leka dënohet me 16 muaj shërbim prove, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 Janar 2025

Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babanë e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin dhe vendosi për Gjergj Zaharinë 1 vit e 40 ditë liri me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti sipas saj nuk përbën vepër penale.

Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja u shënua në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror.

Scroll to Top