Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
29 mars 2025
Shërbimi Federal dhe Forcat e Armatosura të Gjermanisë raportojnë se Rusia po përgatitet pēr njē luftë të mundshme me Nato-n, brenda pesë viteve, duke investuar masivisht në forcimin e ushtrisë dhe në armatim.
Mediat gjermane, Bild dhe Süddeutsche Zeitung kanë raportuar rreth këtyre vlerësimeve ku theksohet rritja e fuqisë ushtarake ruse në kufi me Nato-n dhe shpërndarjen e trupave.
Sipas raporteve thuhet se Rusia është duke planifikuar “luftë konvenvionale në shkallë të gjerë” deri në fund të dekadës , duke përfshirë gjithashtu përdorimin e mjeteve bërthamore në rajonin e Murmanskut.

















