Shefi i spiunazhit rus: Në rast konfrontimi me NATO-n, Polonia dhe Baltiku do të vuajnë së pari

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 prill 2025

Shefi i shërbimit të spiunazhit të jashtëm të Rusisë thotë se Rusia dhe Bjellorusia janë të gatshme të veprojnë mbi atë që ai tha se ishte “përshkallëzimi” evropian rreth situatës në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, Sergei Naryshkin tha se të dy vendet do të hakmerren kundër NATO-s në tërësi, por sipas tij, Polonia dhe shtetet baltike do të vuajnë së pari.

Vendet e NATO-s fqinje me Rusinë kanë fortifikuar kufijtë e tyre në mes të tensioneve në rritje.

Kujtojmë se shumë shërbime të inteligjencës së shteteve evropiane kanë ngritur alarmin se Rusia po përgatit një sulm në shkallë të gjerë ndaj NATO-s, megjithëse nuk ka përcaktim konkret se kur kjo mund të ndodhë.

Me gjithë përpjekjet e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, ende nuk është arritur të gjendet një pajtim për armëpushimin.

Scroll to Top