SHBA nuk ka asnjë lidhje me bombardimet ndaj Iranit”, Trump: Nëse na sulmon do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 qershor 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të përgjakshme mes Iranit dhe Izraelit gjatë orëve të natës ku shprehet se nëse Irani do të sulmonte Shtetet e Bashkuara në çfarëdo mënyre, do të përballej me fuqinë e ushtrisë amerikane “në nivele të papara më parë”.

Përmes një postimi në platformën e tij The Truth, Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk kishin të bënin fare me një sulm ndaj Iranit brenda natës.

Ai shtoi më tej se ekziston ende një mundësi për zgjidhje diplomatike të këtij konflikti.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë lidhje me sulmin ndaj Iranit, sonte.

Nëse ne sulmohemi në çfarëdo forme nga Irani, fuqia dhe forca e plotë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara do të bjerë mbi ju në nivele që nuk janë parë kurrë më parë.

Ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe ta përfundojmë këtë konflikt të përgjakshëm”, shkruan Trump.

Scroll to Top