Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
22 qershor 2025
SHBA-ja njoftoi se ka sulmuar tre impiante bërthamore të Iranit.
Objektet bërthamore Fordo, Natanz dhe Esfahan janë “shkatërruar plotësisht” sipas presidentit amerikan, Donald Trump.
Trump i kërkoi Iranit që të bëjë paqe, në të kundërtën tha se sulmet do të vazhdojnë.
Irani ka dënuar sulmet dhe tha se i rezervon vetes të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij.
Shtetet nga e mbarë bota kanë bërë thirrje për bisedime dhe ulje të tensioneve.
Presidenti iranian dënon “agresionin amerikan”
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, dënoi sulmet amerikane, duke thënë se këto sulme zbuluan se Uashingtoni ishte “prapa” fushatës ushtarake të Izraelit ndaj Republikës Islamike.
“Ky agresion tregoi se Amerika është faktori kryesor prapa veprimeve armiqësore të regjimit ai, sipas agjencisë së lajmeve, IRNA.
Kryeministri i Indisë bisedon me presidentin e Iranit lidhur me situatën në Lindjen e Mesme
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, pasi SHBA-ja sulmoi centralet bërthamore iraniane.
Udhëheqësi indian bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve.
“Diskutuam në detaje për situatën aktuale. Shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimet e fundit. Gjatë bisedës telefonike bëra thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve, për dialog dhe diplomaci si rrugë përpara për rivendosjen e paqes rajonale, sigurisë dhe stabilitetit”, shkroi Modi në X.