Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
11 dhjetor 2025
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e konsideruar si më të rrezikshmit, të ndaluar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave.
Në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet amerikane janë përfshirë edhe gjashtë shtetas me origjinë shqiptare.
Sipas deklaratës zyrtare të nënsekretares Noem, agjentët po zbatojnë urdhrat për dëbime masive, duke filluar nga individët me historikun më të rënduar kriminal. “Po realizojmë premtimin e Presidentit Trump, duke u fokusuar në elementët më problematikë”, thuhet në njoftim.
Mes personave të arrestuar janë:
- Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, i arrestuar në Kaliforni.
- Florjan Delija – i dënuar për sulm, i arrestuar në Nju Jork.
- Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, i ndaluar në Jutah.
- Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni.
Nga Kosova, në listë janë përfshirë edhe Nikollë Lleshaj dhe Besart Hoxha.
Autoritetet bëjnë të ditur se publikimi i emrave është pjesë e operacioneve për identifikimin dhe largimin e individëve të konsideruar si rrezik për sigurinë publike në SHBA.






















