Shaqiri shënon gol në finale të Kupës së Zvicrës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 qershor 2025

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol për Baselin në finale të Kupës së Zvicrës.

Shaqiri shënoi golin e epërsisë 2:1 nga penalltia në ndeshjen kundër Bielit të kategorisë së tretë të futbollit zviceran.

Ai ishte i saktë nga pika e 11-të metërshit në minutën e 67-të.

Për Baselin po luajnë edhe sulmuesi Albian Ajeti dhe mesfushori Leon Avdullahu. Yll Avdyli është në bankën e rezervistëve te Bieli.

Scroll to Top