Vrasja e 14-vjeçarit, Rama: Do hedhim në diskutim masat drastike për mbylljen e TikTok dhe Snapchat në vend

Sfida e Ramës: Dy mënyrat e vetme, për të më larguar si kryeministër

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

29 prill 2025

Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’, i është përgjigjur një komentuesi, i cili i kërkon të largohet nga posti i kryeministrit.

Rama tha se “ka dy mënyra për tu larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende. Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun.”

Ndër të tjera ai u ndal edhe te akuzat e opozitës, duke theksuar se “faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë.”

“Kemi ende një rrugë për të bërë drejt fininishit. Jemi afër fininisht, por jo në finish. Sprinti drejt finishit është mandati i katërt  për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. Do të jetë gëzim shumë i madh kur ta realizojmë këtë mision historik.

Ka ende për të bërë, prandaj unë nuk largohem dot. Ka dy mënyra për tu larguar një kryeministër në një vend demokrat. Njëra është kur nuk e ndjen më zjarrin brenda, gjë që s’më ka ndodhur ende.

Nga ana tjetër, ti mund ta ndjesh zjarrin brenda, por njerëzit të thonë hap krahun. Për të parën unë kam një mision për të mbyllur dhe nuk jam këtu për asgjë çfarë thuhet dhe nuk jam ashtu siç po përpiqen të më pikturojnë prej shumë vitesh.

Mundësia për të bërë histori na ka ardhur në dorë. Është më 11 maj, duke u bërë më shumë se një shumicë aritmetike për të çuar procesin përpara. Unë faqen e kam të bardhë pavarësisht sesa përpiqen të ma nxinë. Koha do t’i vërë në vend të gjitha. Nuk mund të pretendosh të jesh në një arenë të mbushur me baltë dhe mos të të bëjnë pis. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, tha ai.

Scroll to Top