Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
23 prill 2025
Ndërsa studentët po bllokojnë shërbimin publik në Beograd, programi i RTS i ngjan një kolazhi mezi të arnuar. A do t’i gëzohej edhe vetë Vuçiqi mbylljes së RTS?
Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), por bllokada e filluar me 14 prill, po vazhdon. Nga disa dhjetëra deri në disa mijëra njerëz – në varësi të orës së ditës, po e mbajnë të bllokuar RTS dhe nuk po i lejojnë punonjësit të hyjnë.
Programi i RTS-së është ndërprerë ndërsa lajmet qendrore duken si një emision mezi i montuar i ndonjë televizioni lokal. Studentët të cilët prej pesë muajsh kanë bllokuar fakultetet e tyre, pohojnë se do të qëndrojnë para shërbimit publik deri në shpalljen e sërishme të zgjedhjeve për Rregullatorin e Medias Elektronike (REM). Ose deri në “mbylljen” e RTS.
Situata është kryesisht e qetë gjatë protestave, me përjashtimi të mërkurës së kaluar (16 prill), kur policia u përpoq për një kohë të shkurtër të mundësonte kalimin e punonjësve.
Gazetarët të inatosur dhe të frikësuar
Drejtori i RTS, Dragan Bujosheviq, nuk po deklarohet – kështu është prje vitesh. Janë lëshuar vetëm disa deklarata për “bllokada të paligjshme”, “persekutim” të punonjësve dhe kushtet më të vështira të punës “që nga bombardimet në vitin 1999”. Disa gazetarë të RTS-së thonë për DW se janë të indinjuar me redaksinë, por edhe me kritikat e njëanshme që e paraqesin RTS si problemin më të madh në peizazhin mediatik. Disa kanë frikë dhe ndihen sikur janë vënë në shënjestër
Por ka dhe të tillë që mendojnë se RTS duhet të ndërprejë programin. Sa i përket lajmeve, gazetarët e dinë se RTS është larg objektivitetit. Për shembull presidenti Aleksandar Vuçiq vjen si mysafir në program kur të dojë. Por Vuçiqitani mund të jetë i gëzuar për bllokadën e RTS, ku ka pasur edhe kritika ndaj tij. RTS financohet me paratë e shtetit.
Shumë gazetarë të RTS besojnë se ata pa të drejtë janë vënë mes protestave dhe regjimit të Vuçiqit, janë vënë në shënjestër të tabloideve dhe televizioneve agresive të regjimit nga njëra anë dhe mediave që kritikojnë gjithmonë qeverinë në anën tjetër.
Sulmet e shumta
Rreth 200 punonjës, të mbledhur në nismën “Protesta jonë”, pohojnë se drejtuesit e RTS po i diskriminojnë punëtorët dhe po e dëmtojnë programin. Ndaj RTS ka sulme të shumta nga të gjitha anët. Mediat e afërta me regjimin po i quajnë protestat e studentëve si “aksion terrorist”, “terror të pakicës” dhe “dhunë kriminale” ndaj punonjësve të shërbimit publik.
Ndersa studentët thonë se e drejta e punëtorëve të RTS për “punë dinjitoze” po kërcënohet – jo nga bllokada, por nga regjimi dhe qeveria serbe. “Ayre u mohohet mundësia e mendimit kritik dhe veprimit të lirë, përmes mashtrimeve të shumta, frikësimit dhe ekspozimit ndaj presioneve të mëdha”.

















