Selektori Foda për kundërshtarin e Kosovës: Kemi studiuar lojën e tyre, shanset për kualifikim janë 50-50

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 mars 2025

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji ndaj Islandës për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.   

Ai ka folur mbi tema të ndryshme duke filluar që nga situata e Etnik Brrutit, deri tek lëndimet dhe mungesat që do t’i kenë në këto përballje.

Me tej ai ka fvazhduar të tregoj edhe për kundërshtarin, duke thënë se e kanë studiuar atë dhe se shanset për të kaluar tutje janë 50-50. 

“I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë”. 

“Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi”.  

Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars).

Scroll to Top