Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 dhjetor 2025
Më 17 dhjetor në Bruksel do të mbahet samiti i radhës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i katërti me radhë, në prag të mbledhjes së fundit të Këshillit Europian për vitin 2025.
Mali i Zi dhe Shqipëria do të marrin pjesë si vendet pararojë me afate të përcaktuara për anëtarësimin në BE, respektivisht në vitin 2028 dhe 2029. Samiti pritet të përqendrohet në gjetjet e fundit të paketës së zgjerimit 2025, duke analizuar progresin dhe sfidat e vendeve të rajonit drejt integrimit europian.
Një vend të veçantë në agjendë do të zërë edhe plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, prej 6 miliardë eurosh, i cili konsiderohet si një nga mjetet kryesore për afrimin e rajonit me BE-në, jo vetëm ekonomikisht, por edhe përmes mbështetjes së reformave të nevojshme.

















