Salianji nga burgu: Lufta ndaj Ramës dhe rrëzimi i qeverisë, mision kombëtar

Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta

14 mars 2025

Demokrat Ervin Salianji, ka reaguar pasi partitë politike në vend zyrtarizuan listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit, duke shprehur shqetësimin e tij mbi mënyrën se si janë formuar listat emërore.

Ai tha se lufta ndaj Ramës dhe rrëzimi i qeverisë është mision kombëtar.

Reagimi i Salianjit

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar, secili mund te beje listen e vet. Aq më tepër kjo në Partinë Demokrarike që ka shumë karaktere, ka debate, ka qendrime, ndryshe nga kundërshtarët ku shumica kalon në një matricë nga ku dalin qofte që mendojnē si kryetari.

Edhe unë, kam objeksionet e kontestimet e mia të cilave do u kisha qendruar, nëse nuk do të isha izoluar përdhunshëm duke mu privuar liria fizike dhe pasioni i madh për politkën, shërbimin publik dhe marrëdheniet njerezore e miqesore duke me hequr mandatin dhe ndaluar 1 dite para shpalljes se listave edhe mundesine për rikandidim.

Qëndrimet e mia per vleresimet e kontributeve, sakrifikuesve, qendrestarëve, dhe mbështetje personalaliteteve dhe njerezve që janë kolona dhe energjia e demokrateve ne qender dhe baze, do t’i kisha dhënë në mbledhjet e strukturave.

Distanca e izolimi nuk më pengon ama të jem empatik. Prandaj  duke uruar ekipn fitues te kandidateve, sot jam dhe e ndjej dhimbjen dhe pafuqinë njësoj si shumë miq që kanë dhënë e japin shume per PD, të cilët meritonin vleresim me të madh.

Jam me ta, e jam i bindur, dhe do doja që kjo fjalë nga qelia 6 të ishte ngushëllim e garanci; asnje gram djerse e derdhur nuk do shkojë dem, asnjë kontribut nuk zhbehet, nuk zerohet. Politika është maratone e momentet kur duket sikur je fundosur apo padrejtesia të ka vene perfund, në fakt jane baza e fortë për forcim e ringritje. E kam provuar personalisht shumë herë e përherë jam ringritur me i fortë, betejat të forcojnë, askush nuk duhet të dorëzohet nëse do të ketë sukses.

Demokratët nuk harrojne sakrificat e askujt dhe busulla e tyre është më e sakta. Kjo është vetëm një etapë që u mbyll sot. Nga ky moment nuk na lejohet të shpenzojmë energji me brenga.

Duhet të gjithë bashkë të jemi motorrët e pandalshëm të fushatës. Me kreditet e me reputacionin e njerezve që kanë dhene pa marrë, te tregojmë që një Shqipëri më e mirë, normale, me sundim ligji, me meritokraci e barazi mundesish, me fokusin tek ekonomia dhe shqetësimet e hallet e çdo qytetari, është interesi që na udhëheq, e jo arritjet personale.

Scroll to Top