Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
25 maj 2025
Rusia ka ndërmarrë për natën e dytë radhazi një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa balistike ndaj Ukrainës. Kryeqyteti Kiev që ishte sërish në qendër të goditjeve.
Sipas raportimeve të dielën në mëngjes, në të gjithë vendin u vranë 13 persona, mes tyre tre fëmijë në rajonin e Kievit, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ky intensitet sulmesh tregon se Moska po e zgjat me qëllim luftën dhe përsëriti thirrjen për sanksione më të forta ndaj Rusisë
Megjithatë, ai theksoi se pret që marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve të vazhdojë, pas bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar në Stamboll.
Goditjet ruse prekën zona në të gjithë vendin, nga jugu dhe lindja deri në pjesën perëndimore.
Shërbimet e emergjencës konfirmuan se katër prej viktimave, përfshirë tre fëmijë, u vranë në rajonin e Kievit nga “një sulm masiv gjatë natës” që la të plagosur edhe 16 persona të tjerë. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se mes objekteve të goditura ishte edhe një konvikt studentësh

















