Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
31 korrik 2025
Një sulm me raketa dhe dronë nga Rusia goditi Kievin, duke shkaktuar të paktën 6 viktima, mes tyre edhe një fëmijë 6-vjeçar. Dhjetëra persona u plagosën dhe shumë ndërtesa u shkatërruan.
Presidenti Zelenskiy publikoi pamje nga rrënojat, duke theksuar se njerëz të bllokuar ndodhen ende nën to. Në një postim në X, ai shkroi se epiqendra e sulmit masiv ishte Kievi, por u dëmtuan edhe disa rajone të tjera.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm ukrainas e quajti këtë “një mëngjes të tmerrshëm”, ndërsa konfirmoi dëmtimin e shkollave dhe spitaleve.
Ai theksoi se Trump kishte qenë “shumë bujar” me Putinin, por tani ishte koha për të ushtruar presion maksimal mbi Moskën.
Banorët e Kievit u strehuan nëpër stacionet e metros ndërsa shpërthimet tronditën kryeqytetin gjatë gjithë natës.
“Ndërtesa përballë nesh u shemb plotësisht. Kam miq që jetojnë atje, nuk e di fatin e tyre. Kjo është shumë e trishtueshme dhe e tmerrshme.”
e di çfarë u ka ndodhur fqinjëve të mi. Është zhdukur gjithçka, nga kati i 9-të deri në të 5-tin. Kjo është e tmerrshme.”
Rusia, e cila mohon goditjen e objektivave civile, në muajt e fundit ka shtuar sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase larg vijës së frontit.
Shtimi i sulmeve ruse vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shkurtuar afatin e vendosur ndaj Vladimir Putinit për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.

















