Rusia i propozon Ukrainës bisedime të reja në Stamboll

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 maj 2025

Rusia njoftoi se i ka propozuar Ukrainës bisedime të reja paqeje në Stamboll. Përfaqësuesit e Ukrainës kërkojnë që Rusia të paraqesë paraprakisht kushtet për paqen.

Rusia ka propozuar që raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe me Ukrainën të mbahet më 2 qershor në Stamboll. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili deklaroi se delegacioni rus është i gatshëm të vazhdojë negociatat të hënën, duke paraqitur një “memorandum” me propozimet për t’i dhënë fund konfliktit.

Nga ana tjetër, Ukraina ka pranuar të marrë pjesë në takimin e radhës me negociatorët rusë, por kërkon që më parë të njihet me kushtet që Moska do të propozojë për paqen.

Scroll to Top