Rriten kërcënimet digjitale, SHBA forcon mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se muajin e kaluar Zëvendës Shefja e Misionit, Kathryn Hammond, ka dorëzuar pajisje të avancuara mbrojtjeje kibernetike Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Ky hap vjen në një periudhë kur rreziqet digjitale po shtohen ndjeshëm, duke e bërë sigurinë kibernetike një element thelbësor të mbrojtjes kombëtare dhe rajonale.

Sipas njoftimit, pajisjet janë pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë amerikane për forcimin e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë.
“Siguria kibernetike është një komponent kyç i mbrojtjes kombëtare dhe i përpjekjeve për të garantuar siguri të përbashkët ndaj sulmeve keqdashëse. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura të kontribuojnë në forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë, duke ndihmuar edhe në rritjen e sigurisë rajonale dhe asaj të NATO-s,” thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Scroll to Top