Rreziku pas ndërhyrjeve estetike: Studimi i ri paralajmëron për komplikime serioze nga injeksionet në fytyrë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

04 dhjetor 2025

Ndërhyrjet estetike dhe injeksionet me mbushës dermal janë bërë një trend global, por bashkë me rritjen e popullaritetit është rritur edhe numri i komplikacioneve të rrezikshme që lidhen me to. Një studim i fundit ndërkombëtar paralajmëron se procedurat që duken të thjeshta mund të shkaktojnë dëmtime të rënda, përfshirë bllokim të arterieve, deformime të fytyrës dhe madje verbëri.

Çfarë zbuloi studimi?

Kërkimi, i zhvilluar nga qendra radiologjie dhe dermatologjie në Brazil, Kolumbi, Kili, Holandë dhe SHBA midis majit 2022 dhe prillit 2025, analizoi me ekografi 100 raste komplikacionesh pas injeksioneve estetike.
Rezultatet, që do të prezantohen në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut, tregojnë se:

  • Gati gjysmën e rasteve kishin bllokim të qarkullimit në enët e vogla të gjakut të fytyrës.
  • Një e treta e rasteve treguan mungesë qarkullimi edhe në arterie më të mëdha.

Dr. Rosa Sigrist, udhëheqëse e studimit nga Universiteti i São Paulo-s, thekson se edhe pse të rralla, rastet e okluzioneve vaskulare mund të dëmtojnë rëndë indet dhe shikimin.

Roli i ekografisë: Siguri më e lartë për pacientët

Sipas studiuesve, klinikat duhet të përdorin ekografi përpara çdo injeksioni për të identifikuar enët e gjakut dhe për të shmangur dëmtimet aksidentale.
Ekografia, sipas Dr. Sigrist, mundëson edhe trajtim më të saktë të komplikacioneve duke ndihmuar në injektimin preciz të ilaçeve që shpërbëjnë mbushësit, pa përdorur doza të panevojshme.

Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë (BAAPS) mbështet përdorimin e ekografisë, edhe pse kjo praktikë ende nuk është standard i detyrueshëm. Presidentja e BAAPS, Nora Nugent, paralajmëron se trajtimet nga persona të pakualifikuar rrisin rrezikun e dëmtimeve serioze.

Regulla të reja në horizont në Mbretërinë e Bashkuar

Qeveria britanike ka njoftuar për masa më të rrepta rregullatore në industrinë estetike. Sipas propozimeve:

  • Procedurat me rrezik të lartë, si “Brazilian butt lift”, do të lejohen vetëm për profesionistë të licencuar.
  • Klinikat që ofrojnë mbushës dermal dhe botoks do të duhet të respektojnë standarde të reja licencimi.

Konsultimi publik pritet të nisë në fillim të vitit 2026, ndërsa vendimi final do të miratohet nga Parlamenti.

Scroll to Top