Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 janar 2026
Minatorët e minierës së Trepçës që kishin mbetur të ngujuar janë liruar të gjithë. Ata që punonin në ndërrimin e dytë dolën nga miniera rreth tri orë më parë, pasi qëndruan të bllokuar për rreth 7 orë.
Ngjarja ndodhi për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike, i cili pengoi daljen e minatorëve. Dhjetëra prej tyre mbetën të bllokuar qindra metra nën tokë deri në momentin e shpëtimit.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve ka thënë se ende nuk ka informata të plota për ngjarjen. “Për shkak të një problemi me energjinë elektrike, ndërrimi i dytë mbeti i ngujuar. Nuk kam shumë detaje, pasi nuk jam njoftuar nga askush; e mora vesh vetëm nga lajmet,” tha ai.

















