Rrahmani nga minuta e parë, Vojvoda pret në stol: Sonte Çerekfinalja e Kupës së Italisë, Napoli vs Como

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 shkurt 2026

Sonte, Napoli dhe Como përballen në çerekfinalen e Kupës së Italisë, në një ndeshje që pritet të ofrojë shumë emocione dhe rivalitet të fortë.

Kosovari Amir Rrahmani starton nga minuta e parë me Napolin, ndërsa Mergim Vojoda do të jetë në stol për Como.

Kjo sfidë shihet si një provë e rëndësishme për të dyja skuadrat, që synojnë të arrijnë gjysmëfinalet.

Formacionet zyrtare:
Napoli: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Juan Jesus; Mazzocchi, Lobotka, Elmas, Olivera; Giovane, Vergara; Hojlund
Como: Butez; Smolcic, Ramon, Diego Carlos, Valle; Perrone, Sergi Roberto, Caqueret; Addai, Nico Paz, Baturina

Scroll to Top