legjenda e futbollit brazilian ronaldo synon ta uhdeheq brazilin

Ronaldo synon ta udhëheqë federatën e Brazilit

Legjenda e futbollit, braziliani Ronaldo synon të bëhet president i Federatës së Futbollit të Brazilit.

48-vjeçari synon ta kthejë Brazilin në majën e futbollit botëror.

Ronaldo tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën për president.

“Kam 100 arsye, por kryesorja është që ta kthejmë respektin për futbollin e Brazilit në botë”, ka thënë Ronaldo për “Globesporte”.

Për ta zëvendësuar Ednaldo Rodriguesin në marsin e vitit 2026, Ronaldos i duhet përkrahja nga të gjitha federatat regjionale në Brazil, që kanë shumicën e votave.

Ai ka “plane të jashtëzakonshme” që dëshiron t’i prezantojë gjatë muajve të ardhshëm.

“Do të udhëtoj përreth Brazilit”, ka premtuar kampioni botëror nga viti 1994 e 2002.

Scroll to Top