Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
02 dhjetor 2025
Norvegjia po vendos një rekord botëror me tunelin rrugor më të gjatë dhe më të thellë në botë nën det, Rogfast, një projekt që pritet të revolucionarizojë udhëtimet përgjatë bregdetit perëndimor. Me 27 kilometra gjatësi dhe 392 metra thellësi, tuneli do të lidhë qytetet kryesore pa përdorimin e trageteve, duke kursyer deri në 40 minuta udhëtimi midis Bergen dhe Stavanger.
Ndërtimi i Rogfast nisi në janar 2018, ndërpritet për shkak të shpenzimeve të mëdha në fund të vitit 2019, dhe rifilloi në fund të 2021, me përfundim të parashikuar në vitin 2033 dhe një kosto rreth 2.4 miliardë dollarë. Pjesa më e thellë dhe veriore, 9 km, po ndërtohet nga kompania Skanska, që përdor teknologji lazer dhe një “binjak digjital” për të siguruar takimin perfekt të tunelit në mes me gabim maksimal vetëm 5 centimetra.
“Qëllimi është ta bëjnë rrugën pa tragete, duke ndërtuar tunele dhe ura, duke reduktuar kohën e udhëtimit në gjysmë.”
Rogfast përbëhet nga dy tunele të ndara me dy korsi secili dhe një unazë lidhëse në mes që lidhet me ishullin Kvitsøy. Përveç përshpejtimit të udhëtimit, tuneli do të ketë sisteme ventilimi dhe sigurie në kohë reale, kamera dhe radar, për të garantuar një qarkullim të sigurt.
Ky projekt pjesë e rindërtimit të autostradës E39, që do të eliminojë shtatë linjat e trageteve aktuale, pritet të sjellë përfitime ekonomike dhe sociale, duke lehtësuar qasjen në punë, arsim dhe shërbime publike. Ndërsa Seikan Tunnel në Japoni dhe Channel Tunnel në Francë dhe Britani mbajnë rekordet për trenat, Rogfast do të jetë tuneli rrugor më i thellë në botë, duke vendosur një standard të ri në infrastrukturën nëndetare.

















