Rita Ora sjellë energjinë e verës nga Franca me fotografi plot stil dhe elegancë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 gusht 2025

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë në Instagram një seri fotosh nga pushimet e saj në Francë, duke reflektuar stil, relaks dhe atmosferë verore.

“Summer and tings” – shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke dhënë sinjalin e një vere të mbushur me modë dhe momente personale.

Në fotot e publikuara, Rita shfaqet me veshje plot ngjyra në një rrugicë romantike, në stil sportiv pranë një shkëmbi natyror dhe në poza intime që theksojnë kujdesin ndaj vetes.

Një selfie nga palestra, një tjetër me maskë fytyre në dhomën e hotelit, si dhe një imazh i saj në një poster gjigand për një brand rrobash banje, tregojnë për kombinimin e jetës së përditshme me praninë e saj globale në industrinë e modës.

Rita Ora po e shijon verën me stil, duke ndarë me ndjekësit momente që bashkojnë vetëbesimin, kujdesin personal dhe kreativitetin.

Scroll to Top