Rita Ora në skenën e FIFA-s – performon në darkën gala për Botërorin e Klubeve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 korrik 2025

Ylli shqiptar me famë botërore me famë botërore, Rita Ora, do të jetë e ftuar speciale dhe performuese kryesore në darkën gala që FIFA do të organizojë të enjten në New York, në kuadër të Botërorit të Klubeve.

Ngjarja do të mbahet në ambientet luksoze të Cipriani Wall Street, në bashkëpunim me platformën “Big Art Festival”, dhe pritet të mbledhë emra të njohur nga bota e futbollit, drejtues të lartë të FIFA-s, si dhe figura nga moda, biznesi dhe arti.

Përveç se e ftuar nderi, Rita Ora do ta mbyllë mbrëmjen me një performancë muzikore, duke theksuar ndërthurjen e sportit me kulturën në skenën ndërkombëtare.

Scroll to Top