Rikthehen tensionet në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

24 shkurt 2025

Tensione të reja shpërthyen mëngjesin e sotëm në Novi Sad, kur politikanët dhe mbështetësit e opozitës lokale u përpoqën të hynin në bashkinë e qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje gjatë një seance për të zgjedhur një kryebashkiak të ri.

Qytetarët hedhin vezë ndaj policisë para Kuvendit të Novi Sadit dhe shtyjnë njëri-tjetrin me to.

Siç bëhet e ditur më tej, protestuesit shpërthyen kordonin masiv të policisë të vendosur para ndërtesës, duke hedhur bojë, vezë, letra higjienike dhe objekte të tjera ndaj policisë së trazirave.

Scroll to Top