RENEA “zbarkon” në Nikël/ Gjendet arsenal armësh në një banesë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 nentor 2025

RENEA ka zhvilluar një natë më parë kontrolle në zonën e Niklës.

Raportohet se gjatë një kontrolli policor në një banesë janë sekuestruar armë të shumta dhe municion, përfshirë automatikë, një mitraloz, pjesë të ndryshme armësh, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarrpërcjellës, si dhe lëndë plasëse të pajisura me mekanizëm shpërthimi në distancë përmes telefoni.

Kontrollet intensive të policisë po vijojnë prej tre ditësh, pas vrasjes së Gilmando Danit në rrethrrotullimin e Rinasit. Autoritetet po kryejnë operacione të zgjeruara në disa zona me qëllim identifikimin dhe neutralizimin e elementëve të armatosur.

Scroll to Top