Real Madrid konfirmon vazhdimin e Xabi Alonsos pas humbjes ndaj Manchester Cityt

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 dhjetor 2025

Pas humbjes 2-1 kundër Manchester City në “Santiago Bernabéu” në mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve, Real Madrid duket se ka marrë vendimin për të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso.

Madrilenët kaluan fillimisht në epërsi, por golat e Nico O’Reilly dhe sulmuesit të Cityt, Erling Haaland, i dhanë fitoren mysafirëve, duke rritur presionin mbi teknikun spanjoll, i cili, sipas mediave, kishte humbur mbështetjen e pjesshme të dhomës së zhveshjes.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat spanjolle, drejtuesit e klubit kanë vendosur që Alonso të vazhdojë në krye të skuadrës, pavarësisht rezultateve jo të kënaqshme. Në pesë ndeshjet e fundit të La Ligës, Reali ka grumbulluar vetëm 6 pikë nga 15 të mundshme, një situatë që ka detyruar drejtuesit e klubit të zhvillojnë një takim urgjent për të vlerësuar performancën e trajnerit.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit do të përdorin Superkupën e Spanjës në janar si një test përfundimtar për të vendosur nëse Alonso do të vazhdojë më tej me skuadrën.

Scroll to Top