Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
22 Janar 2025
KF ”Trepça” sot është penguar të shfrytëzojë fushën sintetike “Xhevat Jusufi – Xheki”, për të zhvilluar aktivitetin sportiv .
Me këtë rast stafi i klubit ”Trepça” ka reaguar publikisht pasi që sipas vendimit të Komunës së Mitrovicës, skuadra në fjalë ka të drejtën e shfrytëzimit të fushës çdo ditë nga 2 orë.
Përkundër vendimit të Komunës, personi përgjegjës për menaxhimin e fushës, z.Jeton Ujkani, ka penguar skuadrën e KF ”Trepça” për realizimin e stërvitjes së tyre.
”Ky veprim përbën një shkelje të marrëveshjes dhe cenon zhvillimin sportiv të të rinjve tanë, të cilët punojnë me përkushtim për të ngritur emrin e klubit dhe qytetit tonë.” , thuhet tutje në reagimin e stafit.
KF ”Trepça” i bën thirrje Komunës së Mitrovicës dhe institucioneve përgjegjëse të reagojnë menjëherë për të garantuar respektimin e vendimit zyrtar dhe të drejtave të KF ”Trepça” , duke shpresuar që raste të tilla të mos përsëriten pasi që ato veq sa e dëmtojnë klubin dhe sportin e Mitrovicës në përgjithësi.
Ndryshe, KF ”Trepça” mbetet e përkushtuar në respektimin e rregullave dhe në zhvillimin e futbollit në qytetin e Mitrovicës.

















