Rama: Tirana nuk mund të jetë pa drejtues; Kushtetuesja duhet të lejojë Veliajn të rikthehet në detyrë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

07 nentor 2025

“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim. Unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet, kjo është gjë e mirë, duhet ta pranojnë dhe ata që e kundërshtojnë. Së dyti, nëse Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027, atëherë këtu jemi përballë një disporpocioni të dyfishtë.

Mbajtja e tij në qeli, por edhe disporpocioni në dëm të së drejtës kushtetuese të kryeqytetit, për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet. Nuk ka sesi të mos pres, që me të njëjtin parim, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliaj në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë. Unë dua të theksoj edhe diçka tjetër. Nuk kanë thënë të vërtetën lidhur me shkarkimin e kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të Partisë Socialiste. Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurit e vet në krye. Kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, ky është skandal në vetvete. Qytetarët paguajnë koston”, tha kryeministri Edi Rama.

Scroll to Top