Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
17 nentor 2025
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin e Evropian.
Gjatë ditës, në Bruksel do të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave, në kuadër të Konferencës së 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke vulosur kështu çeljen e të gjithë kapitujve brenda vetëm 12 muajsh.
Pas përfundimit të punimeve, kryeministri shqiptar Edi Rama, komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj kyç për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikim të drejtpërdrejtë në prodhim, konkurrueshmëri dhe zhvillim të balancuar territorial:
- Bujqësia dhe Zhvillimi Rural (kapitulli 11)
- Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare (kapitulli 12)
- Peshkimi (kapitulli 13)
- Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore (kapitulli 22)
- Dispozitat financiare dhe buxhetore (kapitulli 33)
Përmes këtij grupkapitulli, Shqipëria përfiton në drejtim të modernizimit të bujqësisë, rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe digjitalizimit të zinxhirit ushqimor. Gjithashtu, parashikohet forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të avancojë falë rregullave dhe programeve evropiane për menaxhim të qëndrueshëm.
Në fushën e kohezionit, Shqipëria synon të rrisë kapacitetet për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe të përgatitet për një pjesëmarrje më efektive në politikat e zhvillimit rajonal.
Sipas A2CNN, kapitulli i dispozitave financiare dhe buxhetore lidhet me harmonizimin me praktikat evropiane në transparencë, planifikim buxhetor dhe administrimin e fondeve publike.

















