Rama: Vendi yne mori stafeten e vendit mikprites te komitetit olimpik

Rama: Shqipëria merr stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë një ditë më parë në Budapest, Hungari, në takimin e pestë të Komunitetit politik Evropian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Evropa.

Liderët pjesëmarrës diskutuan mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila u pasua nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Kryeministri Rama ndau foto nga takimet e mbajtura, teksa vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Evropian në gjysmën e parë të 2025.

“Fotoalbumi i një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Evropian në gjysmën e parë të 2025”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Scroll to Top