Rama publikon pamjet nga Shkodra: Një hyrje dinjitoze për qendrën e veriut

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 korrik 2025

Kryeminsitri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i punimeve në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm për infrastrukturën në veri të vendit.

Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se ndërhyrja përfshin segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku aktualisht po punohet për zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut.

Kantieri i punës në hyrje të qytetit të Shkodrës nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ku krahas zgjerimit të rrugës, puna është përqendruar në ndërtimin e këmbëve të urës së re të Bahçallëkut, një investim i rëndësishëm infrastrukturor i qeverisë që i jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze”, shkruan Rama.

Scroll to Top