Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
05 shkurt 2026
Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vatikan për takimin me Atin e Shenjtë ditën e mërkurë me ç’rast ndaloi në bazilikën e famshme që strehon shembëlltyrën e Zojës së Këshillit të Mirë.
Kjo ikonë e shenjtë ndodhet mbi një copë muri që sipas traditës, është shkëputur nga Kisha e Shkodrës në vitin 1467.
Kjo shënon herën e parë që pas më shumë se pesë shekujsh një kryetar shteti apo qeverie shqiptare viziton këtë bazilikë, ku pranë Zojës së Shqipërisë qëndron përherë i vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.
” Bazilika e Genazzanos ka qenë ndër vite vend lutjeje dhe pelegrinazhi për pothuajse të gjithë Papët e Romës. Në këtë vend të shenjtë ishte lutur edhe Papa Leoni XIV menjëherë pas zgjedhjes së tij, duke e nisur misionin papnor pikërisht në Genazzano, pranë Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur ndryshe edhe si “Regina di Albania” – Mbretëresha e Shqipërisë.”, shkruan Rama në Facebook ku ka bashkangjitur dhe fotografi nga vizita.





















