Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën ‘Time To Decide Europe 2025’

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

03 dhjetor 2025

Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë zhvillonte seancën plenare me praninë e përfaqësuesve të majtë e të djathtë, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Vjenës për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Time to Decide Europe 2025”, një forum i nivelit të lartë ku diskutohen sfidat dhe e ardhmja e kontinentit evropian.

Rama ishte i ftuar nderi për të moderuar një nga panelet kryesore të aktivitetit, të cilat përfshijnë debate mes liderëve politikë, ekspertëve të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë.

Në një postim të publikuar nga Vjena, kryeministri u shpreh se pjesëmarrja e tij në këtë konferencë ishte një privilegj:
“‘Time To Decide Europe 2025’ është një forum i rëndësishëm që trajton çështje kyçe për të ardhmen e Evropës. Ishte nder të merrja pjesë si i ftuar nderi, duke drejtuar njërin prej paneleve dhe duke kontribuar në konkluzionet përfundimtare”, shkroi Rama, duke shpërndarë edhe pamje nga aktiviteti.

Scroll to Top