Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 dhjetor 2025
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Aman të Jordanisë.
Kreu i qeverisë, i cili ka ndarë disa foto në Facenook, është pritur nga vetë Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.
Krahas fotove të publikuara, Rama e quan mbretin Jordanisë ‘një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht’.
“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama.























