Rama mbërrin në Romë për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, pjesëmarrës edhe liderët botërorë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 korrik 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë, për konferencën e rimëkëmbjes “Ukraine Recovery Conference 2025”.

Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

Scroll to Top