Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e vitit 2025.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe qasje në shërbime të specializuara.
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se po punohet për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm