QKUK kryen për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 nentor 2025

Për herë të parë në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit.

SHSKUK-ja ka njoftuar se ekipi mjekësor në përbërje të dy ortopedëve, si dhe ekipit nga Klinika e Anesteziologjisë dhe stafit infermieror, me sukses të plotë kanë kryer këto dy operacione ortopedike.

“QKUK-ja kishte përfituar si donacion tavolinën operative për ndërhyrje në krahë nga Klinika me renome botërore ‘Schulthess Klinik’, Zvicër”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top