PSG e hapur për shitjen e Donnarumma-s – kërkon 40 milionë euro

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

11 qershor 2025

Paris Saint-Germain po shqyrton mundësinë e shitjes së portierit Gianluigi Donnarumma gjatë afatit kalimtar të verës, raportoi e përditshmja italiane La Repubblica.

Bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë sjellë një marrëveshje mes klubit francez dhe portierit italian, i cili ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Si pasojë, PSG është e gatshme ta shesë Donnarumma-n nëse arrin ofertën e duhur.

Klubi nga Parisi thuhet se ka vendosur çmimin prej 40 milionë eurosh për kartonin e 26-vjeçarit. Më herët është raportuar se interes për ish-portierin e Milanit kanë shfaqur dy klubet angleze: Manchester City dhe Manchester United.

Sezonin e kaluar, portieri luajti 40 ndeshje në të gjitha garat, duke pësuar 39 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në 12 raste.

Scroll to Top