studentet e huaj ne shqiperi

Pse Shqipëria mund të presë deri në 50.000 mijë studentë të huaj

Në tri dekadat e tranzicionit, arsimi i lartë në Shqipëri ka synuartë reformohet në kurrikulën arsimore dhe teknologjinë e mësimdhënies. Ndryshimet në programet mësimore dhepërshtatjet e kurrikulës mësimore, janë orientuar nga ndryshimetqë kanë ndodhur në mjedisin e huaj, dhe deri diku, edhe kërkesate brendshme të tregut të punës. Duke mos patur një treg punedinamik dhe konkurues, fatkeqësisht universitetet kanë bazuarmësimdhënjen më shumë në qasjen teorike, duke mos patur po ashtu edhe mundësinë e një harmonizimi më të mirë me qasjenaplikative, siç është praktika e universiteteve, në vendet e zhvilluara.

Aktualisht ka dy momente të rëndësishme që mund të shërbejnësi shtysë për të vazhduar procesin e reformimit në arsimin e lartë:

Së pari, ndryshimet që kanë ndodhur në tregun e brendshëm tëpunës e kanë rritur shumë më tepër interesin e sektorit privat përtë bashkëpunuar me universitetet për formimin e profesionistëvetë ardhshëm. Rritja e kërkesave për punë dhe profesionistë tëaftë, e ka shtyrë sektorin privat drejt kërkimit të punëtorëve dheprofesionistëve nga tregjet e huaja. Pra, ka një kërkesë të lartë tëtregut të punës për më shumë profesionistë të kualifikuar.

Së dyti, gjatë këtyre viteve, përkundrejt një arsimi pothuajse tëmbyllur ndaj studentëve të huaj, ka ndodhur një rritje e vazhdueshme e “Credit-mobile students” të ardhur veçanërishtnë kuadër të programeve ‘Erasmus Exchange’. Vetëm në UET kanë ardhur më shumë se 100 studentë nga vende e universitetetë ndryshme europiane (dhe kanë shkuar jashtë vendit 400 ngastudentët tanë).

Të dyja këto zhvillime, besojmë se kanë hedhur bazat e kalimitnë një fazë të re, atë të ndërkombëtarizimit të plotë tëuniversiteteve, duke shkuar drejt tërheqjeve të studentëve të huajpër kryerjen e plotë të një cikli apo disa cikleve të studimeveuniversitare, si dhe mundësive të shtuara edhe për sektorin privatvendas duke i diversifikuar ato për tregun e punës.

Në dekadat e fundit, vendet e zhvilluara kanë filluar tëkonkurojnë agresivisht për tërheqjen e studentëve të huaj, duke krijuar politika lehtësuese për sa i përket studimit nëuniversitetet e tyre. SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Gjermania, etj, po ofrojnë mundësi të shumta bursash, procese të thjeshtuara për viza, dhe akses më të lehtë në tregun e punës për studentët ndërkombëtarë. Numri i studentëvendërkombëtarë në botë ka arritur 6.4 milionë në vitin 2023, nga2 milionë që ishin në vitin 2020 dhe që shënon rritje tëvazhdueshme vit pas viti. Kryesisht janë vendet e zhvilluara atoqë kanë tërhequr më shumë studentë, por edhe vendet e rajonitjanë tashmë pjesë e kësaj gare. Për shembull, Serbia kishte mbi12,000 studentë ndërkombëtarë në vitin 2023, ndërsa Maqedoniae Veriut kishte rreth 4,800. Në kontrast, Shqipëria ka tërhequrvetëm më pak se 2,000 studentë të huaj në të njëjtin vit.

Tërheqja e studentëve të huaj sjell përfitime të rëndësishme nëshumë aspekte: Së pari, kjo do të krijonte një presion pozitiv përvetë universitetet, që ato të reformohen në vazhdimësi dhe tëjenë më të hapura prej konkurencës nga jashtë. Kjo i vjen nëndihmë objektivit të qeverisë për të reformuar në brendësiveçanërisht universitete publike. Do të krijohej një ambient multikulturor që do të rriste interesin për edukim cilësor edhenga studentët tanë. Cilësia e arsimit do të përmirësohejndjeshëm.

Së dyti, do të kishte një ndikim afatshkurtër pasi një komunitet istudentëve të huaj, do të ndikonte në rritjen e tregut tëbrendshëm, fuqisë blerëse dhe ekonomisë së vendit.

Së treti, në një periudhë afat-gjatë, studentët që do diplomohennë Shqipëri do të jenë një kontigjent potencial për sektorin tonëprivat. Në të kundërt, ata që largohen do të kishin një efektpërhapës “spillover” në vendet e huaja.

Sfida, piksëpari qëndron tek vetë universitetet, duke nisur ngaprogramet e reja mësimore në gjuhë të huaja, krijimiinfrastrukturës së përshtatshme për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre e deri tek rekrutimi i stafeve akademike të aftë përmësimdhënie në gjuhën e huaj. Por, mbështetja e qeverisë dhelehtësimi i proceseve burokratike mbetet sfidë reale. Që ngapajisja me viza qëndrimi për studim, lehtësitë në tregun e punësqë studentët e huaj të kenë mundësi të punojnë part-time, njohjae dokumentacionit arsimor të vendeve të tjera nga Ministria e Arsimit (diploma, dëftesa, kreditë, etj), kërkojnë që administratapublike të ndërtojë një qasje miqësore ndaj studentëvendërkombëtarë, dhe të ndryshojmë praktikat e derisotme që janëshumë penguese ose dhe bllokuese. Kjo është një konkurencë qëedhe vendet e rajonit janë në një garë, dhe nuk ka arsye qëShqipëria të mos jetë konkurente e denjë në këtë treg.

Tërheqja e studentëve ndërkombëtarë është një garë që duhetfituar brenda dekadës së ardhshme nga Shqipëria. Vendi ynë i ka kapacitet të tërheqë dhe të presë deri në 50.000 mijë studentë tëhuaj.

* President i Universitetit Europian të Tiranës, fjala e mbajturmë 12.12.2024, në krijimin e Ligës së Universiteteve “GJON DURRAHIUM”

Scroll to Top